Kronike
Iu zbuluan plantacionin e drogës, shqiptarët hapin zjarr ndaj policisë
Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga tre shqiptarë të cilët u kapën në flagrancë brenda një shtëpie bari. Gjatë operacionit mediat spanjolle raportojnë se ka patur edhe të shtëna ku një plumb ka kapur një polic. Fatmirësisht polici nuk ka marrë dëmë pasi ka qenë i pajisur me jelek antiplumb.
Pasi u identifikua një ven i dyshimtë policia organizoi operacionin dhe u nis drejt zonës pyjore të Argentonas në Barcelonë. Njësia ARRO e Mossos tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar dhe më pas nisën të shtënat. Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një agjenti, ndërsa tjetri ka shkuar bosh
Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin. Mësohet se brenda objektit janë gjetur të kultivuara bimë marijuane, ndërsa detaje të reja pritet të bëhen të ditura në orët ne vijim.