Aktualitet
21 Janari, Artan Hoxha: Serverat e Kryeministrisë nuk janë fshirë pa u ruajtur një kopje
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Story” se serverat e kryeministrisë për 21 janarin nuk janë fshirë pa u ruajtur një kopje.
Për sa i përket kësaj kopjeje ai tha se nuk dihet se kush e ka, por konsiderohet një provë për ngjarjen me katër të vdekur.
“21 janari është një ngjarje shumë më e madhe në të vërtetë, më tepër se kush qëlloi. U desh vendimi Gjykatës së Strasburgut, që do të thotë se 21 janari është një krim shtetëror. Kryeministri në detyrë nuk shkoi kurrë të deklaronte, ministri, ish-prokurorja, presidenti, nuk shkuan kurrë. Është e gjithë elita politike e vendit e përshirë.
Tani kemi detyruar familjet e viktimave të ngihen… Për mua si gazetar është një provë. Çfarë na u kërkua neve vjet, na u kërkua ta dorëzonim në Prokurorinë e Tiranës, dhe tani them që kemi bërë mirë që s’ia kemi dorëzuar sepse nuk do të hetohej si sot. Ato merreshin ende me predhën që ishte analizuar nga FBI-ja. Ai është një regjistrim i komunikimit në kanalin sekret të Gardës. Severi i kamerave nuk janë dorëzuar. Çështja është jo vetëm ajo që ndodhi në 21 janar, pro ajo që ndodhi më pas është edhe më e madhe.