A.B., 30 vjeç gjuajti në drejtim të policit i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i policisë, sipas njoftimit, bëri thirrje shtetasit të ndalojë veprimet e tij, por 30-vjeçari ka vijuar me ofendime dhe fyerje ndaj policit.
Ky i fundit tentoi ta ndalojë shtetasin për ta shoqëruar, por hasi në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Më pas shërbimet e tjera të policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat A.B., për veprime të mëtejshme.
Ndeshja Kastrioti-Elbasani e luajtur mesditën e sotme në Krujë, u mbyll me rezultatin 2-2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit.