Connect with us

Kosova

Dora ka ndjekur vetëm lëvizjet e Vuçiçit, kur ka përpiluar raportin

Ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviç tha se presidenti serb Aleksandër Vuçic po përpiqet të heqë nga vetja përgjegjësinë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vujoviç i tha agjencisë Beta se Vuçiç po “bërtiste dhe qortonte” duke u përpjekur t’ia hidhte fajin politikanes greke Dora Bakoyannis, por që e gjitha kjo “është një truk transparent, sepse ajo si raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës, ka ndjekur vetëm lëvizjet e Vuçiçit në vendimin e saj”.

“Aleksander Vuçic njoftoi në seancën e zgjeruar të qeverisë teknike të Serbisë se do të formohet një grup i posaçëm që do të punojë kundër pranimit të Kosovës në KiE. Ai me këtë po i drejtohet elektoratit të tij dhe po përpiqet të heqë përgjegjësinë nga vetja sepse pranoi marrëveshjet e Brukselit nga viti 2013 dhe 2023, si edhe udhërrëfyesin nga Marrëveshja e Ohrit, në nenin 4 të së cilës thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare” – tregoi Vujoviç.

“Nëse Vuçiç do që t’i hedhë gurin përgjegjësit për pavarësinë e Kosovës, ai duhet hedhë atë mbi vete, jo tek Dora Bakoyannis” – theksoi ish diplomati serb.

“Ajo e ndjek politikën e Vuçiçit në praktikë. Greqia nuk i dha Kosovës atributet juridike të një shteti të pavarur, por Vuçic ia dha” – potencoi Vujoviç dhe beson se Vuçic është i gatshëm të dorëzojë gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet.

“Vuçic vendosi në duart e Europës dhe SHBA-së minierat e litiumit. Askush nuk e kërkon më Kosovën, sepse presidenti serb, si tregtar i zoti që është, e di mire se nuk mund të shesë të njëjtën gjë dy herë” – theksoi ish diplomati serb.

Presidenti i Serbisë, ka urdhëruar Qeverinë e Serbisë që të formojë një ekip që do të udhëheqë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi një vendim vendimtar për këtë pritet në maj.

Advertisement