Bota
Biden apo Trump? Eksperti austriak parashikon zgjedhjet presidenciale në SHBA
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë një parashikim për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai u shpreh se ka shumë spekulime mbi atë se kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, por që sipas tij edhe këtë herë do të fitojë Bideni.
“Bota dhe Ballkani po spekulojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA. Për shqiptarët, Biden është alternativa më e mirë dhe ai do të fitojë”, shprehet ai në një intervistë për Bota Sot
Sipas Fehlingerit, janë disa arsye se pse Biden do ta mposhtë Trumpin në zgjedhjet presidenciale.
Ai tha s Trump ka marrë një goditje të madhe nga dënimi i fundit, duke paralajmëruar se e presin probleme të mëdha ligjore në muajt në vijim.
“Biden ka fituar 7 milionë vota më shumë në vitin 2020. Trump ka udhëhequr një kryengritje kundër Zëvendëspresidentit të tij, tani dënimi i fundit është një sinjal se e presin probleme të mëdha ligjore në 2024.
Biden ka një axhendë shumë të suksesshme të rimëkëmbjes së brendshme pas COVID, një ekonomi në rritje dhe e ka menaxhuar relativisht mirë luftën në Ukrainë.
Ai miratoi paketën ndihmëse për Ukrainën kundër opozitës së Trump dhe Putinit, ku municionet amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë po bëjnë shumë ndryshim në Frontin Lindor dhe shteti rus po shkatërrohet, pasi në dy vite e gjysëm luftë, pala ruse ka pësuar humbje të mëdha”, shprehet ai.