Connect with us

Aktualitet

Revoltohet Andi Bushati: Kujt Amerike t’i besoj unë, birbos Blinken dhe atyre pisave që …

Analisti Andi Bushati tha se nuk di se cilës Amerikë ti besojë. Gjatë diskutimit Bushati u shpreh se, “kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama”.

‘Nuk i dhimbset Amerikës, nëse nuk na dhimbset ne demokracia jonë. Të themi do na shpëtojë Amerika, se do na bëjë SPAK e do na shpërndajë non grata apo fletë lavdrimi.

Kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama.

Një bandit që vjedh Shqipërinë nga mëngjesi në darkë, ma shet njësoj Blinkeni, siç më shiste Dvoranin, më shet dhe Ramën.

Po besova unë këtë përrallë duhet të jem idiot dhe nuk duhet të dal në ekran, që këta pisa po na bëkan ne demokraci në Shqipëri. As nuk e kanë në axhendë fare. Aq sa e kishin në Afganistan, aq e kanë në axhendë demokracinë në Shqipëri. Na trajtojnë njësoj si indianët që shfarosën para 3 shekujsh”, tha Andi Bushati

Advertisement