Connect with us

Kosova

Dobrodośli Macron/ Vuçiç flet për planin franko-gjerman për Kosovën, litiumin dhe Rafale

Edhe pse minierat e litiumit në Serbi ishin në fokus të vizitës së fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz, mungesa e përmendjes së domosdoshmërisë së normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën ishte pothuajse po aq e habitshme. Bëhet fjalë për një temë që ka “rënduar” marrëdhëniet e regjimit të Aleksandër VuçiCit me liderët e Bashkimit Evropian për një dekadë e më shumë.

Po a po e përmbush Vuçiç planin franko-gjerman për Kosovën.

“Vizita e kancelarit gjerman dhe presidentit francez ishin jashtëzakonisht te rëndësishme për Serbinë dhe nuk duhen parë si një lloj lëshimi për Vuçicin dhe as si nje forme e shkembimit te demokracise me litiumin. Natyrisht, kuptohet se Marrëveshja e Ohrit, e cila është propozuar kryesisht nga Gjermania dhe Franca, është pranuar dhe se ajo paraqet një detyrim ndërkombëtar. Kjo as nuk diskutohet. Nëse merret parasysh se ardhja e presidentit të Francës ka kushtëzuar më parë çështjen e përgjegjësisë për Banjskën në Kosovë dhe Milan Radojiçicin si autor të atij akti terrorist, atëherë shihet se Franca është jashtëzakonisht e interesuar që përgjegjësit e Banjskës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit” – deklaroi per median serbe Danas, Balsha Bozhoviç, Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, sipas te cilit, tjetër gjë është se Vuçic me mjeshtëri u imponua sërish si negociatori i vetëm me qeveritë perëndimore, por per kete pergjegjesia eshte kryesisht e opozites ne Serbi cila bëri pak për të zbuluar sfondin e Banjskës, atë që e di e gjithë bota, dhe ta vinte me shpatulla pas murit Vucicin si porositës i atij akti terrorist.

Nderkohe mediat e huaja po shkruajnë gjerësisht për faktin se Macron I shiti Serbisë 12 avione ushtarak Rafale.

“Scholz dhe Macron erdhen me axhenda të qarta që lidhen kryesisht me ekonominë, pra me projekte të rëndësishme. Sigurisht që temat politike janë gjithmonë pjesë e bisedave, por dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE-ja, për momentin eshte ne ngerç” – tha Aleksandra Joksimoviç, diplomate dhe ish-ambasadore e Serbisë në Britaninë e Madhe.
Sipas saj, “Prioritet për Beogradin është Bashkimi i Komunave Serbe, ndërsa Albin Kurti po mundohet ta shtyjë agjendën e tij pa koordinim me partneret perëndimor, prandaj po kritikohet nga vendet e QUINT-it dhe po krijohet një atmosferë mosbesimi ndaj tij”.

“Dallimi mes Scholz-it dhe Macron-it është në atë masë që Franca ka një shkallë më të lartë të të kuptuarit të pozicioneve të Beogradit në lidhje me dialogun dhe prioritetet” – potencoi Joksimoviç.

Advertisement