Connect with us

Politike

‘Jemi të vetmit me program konkret’/ Basha: Të tjerët na kanë kopjuar

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lul Basha pohoi se do marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Ndërsa shtoi se do ndjekë hapa ligjorë në betejën me Sali Berishën për vulën dhe simbolet e partisë.

I ftuar në një intervistë Basha tha se forca politike që drejton do garojë në zgjedhje me një ekip me kandidatë me lista të hapura.

“Demokratët Euroatlantikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet ka kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në Gjykatën e Lartë dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar.” – tha Basha.

Advertisement