Connect with us

Aktualitet

Taulant Seferi e bën “sefte” në Turqi, sulmuesi i Kombëtares gjen golin e parë me skuadrën e re

Taulant Seferi ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Bodrumsporit në Superligën Turke, I cili ka ardhur përballë Hatayspor.

Në minutën e 27’ të takimit, pas një topi të ngelur në zonë, 27-vjeçari i lindur në Kumanovë arriti ta kontrollonte mjaft mirë dhe me të djathtën nuk gaboi nga shumë afër.

Ky ishte goli i parë i Seferit në aventurën e tij të re, pikërisht në ndeshjen e dytë, i cili u transferua në Turqi nga Vorskla Poltava e Ukrainës këtë verë.

KLIKO KËTU PËR GOLIN
Advertisement