Connect with us

Kronike

Përplasja e armatosur në Belgjikë/ Zbardhen emrat e shqiptarëve, hetuesit në dilemë

Të pesë personat e përfshirë në përplasjen e armatosur në Belgjikë janë vendosur në pranga nga autoritetet vendase. Media “HNL” bën me dije se të gjithë, si 3 belgët, ashtu edhe 2 shqiptarët akuzohen për “tentativë vrasjeje”. Madje, pas arrestimit, mes tyre ka pasur edhe një takim në burg.

Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët: 32-vjeçari Eno G. dhe Findi X.; ndërsa belgët janë identifikuar si: 38-vjeçari Salvatore P. nga Ganshoren dhe 23-vjeçari Sergeyevich AD nga Boom dhe 29-vjeçari Ardak G., gjithashtu nga Brukseli. Motivi është ende i paqartë për hetuesit e çështjes. Deri më tani dinë vetëm që përplasja e armatosur ka ndodhur në një apartament tërësisht të boshatisur në Christusstraat në qendër të Antwerpen. Gjatë hetimeve të mëtejshme, u gjet një sasi e kufizuar kokaine, afërsisht 1 kg, por nuk është e sigurt nëse kjo ishte arsyeja pse dy grupet u përplasën.

Mund të ketë lidhje me drogën por edhe me prostitucionin. Sipas një dëshmitari, përplasja ka ndodhur në një zonë të “mbipopulluar” nga punonjëset e seksit, të cilët përdornin për shërbimet e tyre disa nga apartamentet e pallatit ku edhe ndodhi ngjarja. Vetë të arrestuarit kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të heshtur, ndaj e gjithë ngjarja mbetet në “dorë” të asaj që do të zbulojë Prokuroria belge.

Advertisement