Connect with us

Aktualitet

Darkoi me Lukashenkon në Azerbajxhan, Rama “fsheh” takimin me presidentin e Bjellorusisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, COP29. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm, që i ka pasqyruar dhe në rrjetet sociale.

Ai ka qenë i ftuar në një takim informal të tij me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko dhe Princin e Kurorës së Jordanisë. Nga kjo darkë e shtruar nga  lideri i Emirateve, kryeministri ka vendosur të mos ndajë në rrjetet e tij sociale foto me të gjithë të ftuarit.

Në foton e mëposhtme, liderët shihen të ulur në tryezën e një restoranti në Baku. Kryeministri shqiptar Edi Rama është ulur në krahun e djathtë të Presidentit të Emirateve, Bin Zayed, ndërsa në të majtën e këtij të fundit ndodhet dhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko. Përballë tyre qëndron Princi i Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Darkoi me Lukashenkon në Azerbajxhan, Rama "fsheh" takimin me

Ndërkohë në rrjetet e tij sociale kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga darka ku shihet vetëm me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Rama nuk ka postuar asnjë foto me Lukashenkon i cili ishte gjithashtu në darkë. Presidenti i Bjellorusisë njihet si një lider pro rus dhe gjithashtu edhe si mik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Darkoi me Lukashenkon në Azerbajxhan, Rama "fsheh" takimin me

Advertisement