Connect with us

Politike

‘Rama mendoi se nuk do të më shihte më në këtë sallë, por ja ku jam

Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthyer në Kuvend pas heqjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, deklaroi se është kthyer “për të udhëhequr opozitën drejt fitores”.

Berisha tha se Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij për të mos e parë në Kuvend.

“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë. Edi Rama mendoi se e realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën. I bëtë llogaritë gabim sepse nuk ishte viti 1946.

Është e vërtetë se ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së kombit amerikan dhe ndiqnin agjendën e George Sorosit, këtij armiku të egër të kombit amerikan.

Pra, ju në 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Por, sot, ja ku jam. Vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, tha Berisha.

Sali Berisha lëshoi një batare akuzash ndaj deputetëve socialistë teksa kritikoi buxhetin e vitit 2025 propozuar nga qeveria socialiste.

Ai tha se buxheti nuk parashikonte asnjë ndihmë për të rinjtë, pensionistët dhe fermerët po vetëm për qeveritarët.

Berisha nuk la pa ironizuar deputetët e PS-së duke thënë se i kishte lënë me emra të tjerë e i gjeti me emra të tjerë.

Ai akuzoi socialistët se kanë shkatëruar kulturën në vend nën moton e Soros “Woke Culture”.

“Edi Rama u angazhua këto 12 vjet për të vrarë opozitën shqiptare, u angazhua për të grabitur pasuritë e shqiptarëve si lubi, për të përzënë shqiptarët nga vendi i tyre. U angazhua duke shpenzuar miliona dollarë për të lobuar mafiozët amerikanë për të vrarë opozitën me Charles McGonigale të tjerë. Për fatin e keq të SHBA-së, Edi Rama gjeti atje partner mafien e Xhorxh Sorosit. Sot ju jeni të dështuar në mënyrën më përfundimtare.

Sot ju përfaqësoni ata që vranë 14-vjeçarin dhe që këtu nuk ngrihen për të mbajtur një minutë heshtje. Sot përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të vrarë biznesmenin. Ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrrugë 13 km në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Përfaqësoni ata që nuk ndajnë asnjë qindarkë për të rinjtë shqiptarë, pensionistët. Prandaj reagimi juaj si tufë për të shpëtuar. Po nuk shpëtoni dot. Këto krime kushtojnë të paktën 13 vite burg. Këtë e bëjnë vetëm ata që kanë tmerr nga njerëzit, që janë kavardisur në tiganin e krimit.

A e di ti që pensionistët paguajnë TVSH-në për ushqimet njësoj sit i që e ke rrogën disafish më të lartë se pensioni. Ju e keni shkatërruar kulturën krejt nën moton e Xhoxh Soros, “Woke culture”. I fshitë të gjitha trashëgimitë kulturore shqiptare. U lashë me emra të tjerë dhe u gjeta me të tjerë. E lashë me Edi droga e gjeta me Edi metamorfoza. Rikthimi më i sukseshsëm në histori i Sali Berishës do jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt të pashpresë. Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë të madhe” – tha Berisha.

Advertisement