Connect with us

Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit/ Nëna e Martinit: Prindërit e autorit duhet të reflektonin, tani është vonë

Pas protestës para Ministrisë së Arsimit, nëna e Martin Cani është shprehur se drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe mësuesja kujdestare e të birit nuk e kanë njoftuar për konfliktet që 14-vjeçari kishte me bashkëmoshatarin e tij, Mario Përlleshaj.

Ajo u shpreh se gjithashtu edhe prindërit e autorit të vrasjes së djalit të saj nuk e kanë kontaktuar, duke shtuar se “tani është vonë”.

Duhet të thoshin kemi të njëjtën dhimbje si ju’,”– u shpreh Florina Cani, duke shtuar se “e kam tokë sot Martinin, nuk më kthehet më”.

Deklarata e plotë:

Martin Cani ishte shumë i sjellshëm. kërkoj drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nuk ka siguri, as polici, as mësues, as roje shkolle, as mësues kujdestar. Nuk kishte të më drejtë të më njoftonte mësuesja kujdestare.

Edhe kur kam shkuar në mbledhje nuk më ka thënë që është problematik.

Kurse kur ka qenë dita e premte e konfliktit, nuk e kam ditur se kush është, kur e mora vesh që ishte bashkëmoshatar, skam thënë asnjë, fjalë. Ata prindër duhet të reflektonin. Ata prindër duhet të reflektonin, tani është vonë, duhet të thoshin ;kemi të njëjtën dhimbje si ju”.

E kam tokë sot Martinin, nuk më kthehet më. Mësuesit duhet të më thoshin që Martini ka konflikrt me një fëmijë. Nuk më ka kontaktuar as drejtoresha e shkollës dhe as mësues, as pas ngjarjes. Kur më kërkuan, nuk i pranova unë.

Dua të bëhem shembull që fëmijët shqiptarë të kenë siguri shumë të madh, fëmijët tanë janë në pasiguri.

Nuk po vihet drejtësi, nuk ka ardhur askush të më thotë se çfarë ka ndodhur.

Advertisement