Politike
Ambasadori rus rrëzon Ramën: Nuk refuzova, ai s’më ftoi në darkë
Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, Aleksei Zaitsev në një përgjigje ka sqaruar se nuk ka patur asnjë ftesë nga kryeministri Edi Rama për darkën me trupin diplomatik mbrëmjen e së martës në Kavajë
Zaitsev sqaron se përkundër deklaratsë së Edi Ramës, Rusia nuk ka refuzuar që ai vetë të ishte prezent me darkën se Moska kishte refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa shprehet i hapur për dialog me qeverinë shqiptare për çdo çështje të hapur apo komplekse mes Shqipërisë dhe Rusisë.
“Mund të krijohet përshtypja se pala ruse refuzoi të marr pjesë në këtë pritje. Në fakt, autoritetet shqiptare nuk e ftuan ambasadorin rus në Shqipëri, në ngjarjen protokollare të fundvitit. Refuzimi i dialogut dhe bashkëpunimit nuk është zgjedhja jonë”, deklaron shefi i dplomacisë ruse në Tiranë.
Zaitsev thotë se moska është e hapur për të diskutuar çdo çështje, qoftë edhe ato më komplekse me Tiranën, të cilën e konsideron partnere dhe se asnjëherë s’ka patur për qëllim që të ftoh marrëdhëniet.
“Pala ruse është e gatshme të diskutojë hapur edhe me partnerët shqiptarë, për çdo çështje, qoftë edhe atë më komplekse, për të zhvilluar një bashkëpunim me dobi të ndërsjelltë në interes të vendeve dhe popujve tanë. Nënvizoj, Rusia nuk ka qenë asnjëherë nismëtare e ftohjes së ndërveprimit me Tiranën. Për më tepër, në historinë e marrëdhënieve ruso-shqiptare baza reale për kontradiktat ekzistuese nuk ka.” – shprehet Zaitsev.
Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama mbajti një darkë me trupin diplomatik të huaj në Shqipëri duke theksuar se karrigia e ambasadorit të Rusisë ishte bosh, pasi ky i fundit nuk kishte preferuar të bëhej pjesë.
“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Rama dje.