Aktualitet
Protestuesit mbërrijnë te Kryeministria, ngjiten në shkallët e godinës, “Nëna e Revolucionit” vendos stikera në dyer
Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës kombëtare të kësaj të diele në Tiranë.
Ndryshe nga protesta e një dite më parë, këtë herë godina e Kryeministrisë nuk është rrethuar me efektivë policie, ndërsa protestuesit janë afruar deri në hyrjen e saj.
Në pamjet nga tubimi shihen disa prej pjesëmarrësve që janë ngjitur në shkallët e godinës. Mes tyre është edhe e moshuara e njohur si “Nëna e Revolucionit”, e cila ka vendosur stikera në dyert e Kryeministrisë me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së qeverisë, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.