Connect with us

Politike

Salianji rekurs kundër vendimit të Apelit, avokatët dorëzojnë mbi 100 faqe argumente në Gjykatën e Lartë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Aprelit. Avokatët e tij kanë dorëzuar një dosje me mbi 100 faqe argumente ligjore, ku kundërshtojnë vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg.

Relatori i çcështjes është caktuar Albana Boksi, por ende nuk është vendosur data dhe ora se kur do të mbahet gjyqi

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t’u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit.

Advertisement