Connect with us

Kronike

“Janë identifikuar individë të lidhur me ‘Ndrangheta-n’!” Shkatërrohet kartelin italo-shqiptar i narkotrafikut

Autoritet italiane, konkretisht, drejtoria e Antimafias së Bolonjës ka goditur një kartel ndërkombëtar të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane, në Emilia Romagna u njoftua sot arrestimi i 15 personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Prej tyre 12 janë me masë ‘arrest në burg’ dhe 3 në ‘arrest shtëpie’. Midis të arrestuarve, 5 banojnë në provincën e Reggio Emilia.

Bëhet me dije se hetimi i nisur në vitin 2020 zbuloi një sistem kompleks të importit, posedimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike nga Shqipëria, Kosova, Ekuador, Kolumbia dhe Holanda. Organizata akuzohet se ka menaxhuar mbi 23 kilogramë kokainë, 6 heroinë, 80 kg hashash dhe 240 marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro nëse shitej në treg. Gjithashtu edhe sasi të konsiderueshme valute, në euro cash. Substancat u shpërndanë gjerësisht në të gjithë territorin kombëtar, me lidhje të drejtpërdrejta nga Emilia-Romagna në Kalabri

Midis anëtarëve, janë identifikuar individë të lidhur me ‘Ndrangheta’ dhe grupe të tjera kriminale në Lazio dhe rajone të tjera të Italisë, deri në Kalabri. Sipas mediave italiane, të dhëna u morën pas Urdhrit Evropian të Hetimit (OIE), falë një aktiviteti kompleks të policisë gjyqësore të kryer nga forcat policore franceze, holandeze dhe belge në platformën e komunikimit të koduar SKYECC, ku u bë e mundur të nxirren miliona mesazhe me interes hetimor, shkëmbyer mes anëtarëve të organizatave kriminale që veprojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Hetimet kanë zbuluar edhe veprime financiare dhe transferta të kryera deri në vlerën 5 mln euro apo dhe para të shkëmbyera deri në 500 mijë euro cash mes grupeve.

Advertisement