Politike
Gjekmarkaj iu betohet pensionistëve: Na jepni votën, t’ua bëjmë më të bukur të ardhmen
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistë të Kurbinit, me të cilët thotë se ka diskutuar mbi vështirësitë, problemet aktuale dhe mbështetjen ndaj tyre përmes programit PD.
Gjekmarkaj u premtoi atyre se nuk do të ketë pension nën 200 euro. Ai gjithashtu kërkoi votën e tyre duke u thënë se e ardhmja e tyre do të jetë më e bukur dhe më e mirë.
“Ndaj të dashur pensionistë, në emër të ndryshimit dhe të PD, kërkojmë votën tuaj për ta bërë më të bukur të ardhmen, më të mirë jetesën dhe më të mirë Shqipërinë.
Nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe kjo do të ndodhë në tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ne e dijmë fort mirë se krahas lënies në harresë nga rilindja, ju po përballeni me pasojat e emigrimit, vetmisë së shkaktuar nga ky pushtet.
Ju ftoj të komunikoni me të afërmit tuaj në emigrim që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit. Burrnia juaj, djersa juaj, mundi juaj i shërbejnë një Shqipërie që sot ka kaq shumë nevojë për ne që jemi këtu dhe për mbarë shqiptarët në diasporë”, tha Gjekmarkaj