Kronike
Krim i rëndë në familje/ 74-vjeçari vret me thikë djalin e tij, detajet e para
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme Kodra e Priftit në Tiranë, ku një 74-vjeçar, ka goditur me thikë djalin e tij.
Si pasojë, 37-vjeçari pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia bën me dije se ka shoqëruar të moshuarin në Komisariat, ndërsa vijon puna për zbardhjet e plotë të ngjarje së rëndë.
“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftimi i policisë.