Pinknews
Elijona Binakaj reagon pas hakimit të Instagramit: Ndodhin gjëra që ju nuk i shihni
Ish-banorja e reality show-t, Elijona Binakaj, ka reaguar publikisht përmes platformës X, pas raportimeve se llogaria e saj zyrtare në Instagram është hakuar dhe se ende nuk ka arritur ta rikthejë atë.
Në mesazhin drejtuar ndjekësve, ajo i ka falënderuar për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, Elijona ka lënë të kuptohet se përveç problemit me Instagramin, po përballet edhe me situata të tjera personale që nuk janë bërë publike.
“Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëherë gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që unë nuk mund ta përballoj hihi”, shkruan ajo.
Më tej, Binakaj shprehet optimiste se llogaria e saj në Instagram mund të rikthehet gjatë ditëve në vijim, duke shpresuar të rilidhet sa më shpejt me ndjekësit në këtë platformë.
Kujtojmë se së fundmi, Elijona ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve për një ndarje nga Klodi, të cilave u është përgjigjur më herët publikisht.