Pinknews
Gjesti takohet me hoxhën e njohur, merr dhuratën e veçantë
Reperi i njohur Gjesti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka ndarë me ndjekësit një moment nga takimi i tij me hoxhën Behar Mjekiqi.
Artisti është takuar me një hoxhë, i cili me këtë rast i ka dhuruar një libër me titull “Liria e fjalës dhe media digjitale”. Të dy janë shfaqur së bashku në fotografinë e publikuar, duke prezantuar edhe dhuratën e veçantë.
Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë këtë moment me ndjekësit në Instagram, ku nuk ka kursyer fjalët e mirënjohjes për mikpritjen dhe dhuratën e marrë.
“Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, ka shkruar artisti krahas fotografisë.
Ndërkohë, Gjesti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth bisedës që ka zhvilluar me Behar Mjekiqin, duke lënë të paqartë se për çfarë kanë diskutuar gjatë këtij takimi.