Connect with us

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohen 3 pjesëtarët e familjes

Një bombol gazi dyshohet se ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 11:00, në një banesë në fshatin Maliq. Si pasojë e shpërthimit, janë lënduar tre anëtarë të familjes. Aktualisht, ata po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement