Kronike
U akuzua për përdhunimin e shqiptarës/ Gjykata italiane lë të lirë 36-vjeçarin: Ishte me dëshirë

36-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili ishte arrestuar në Padova, Itali se përdhunoi një grua shqiptare është liruar nga burgu. Gruaja, e denoncoi atë të martën, duke thënë se ai e kishte rrëmbyer, kërcënuar me armë dhe më pas e kishte abuzuar në një apartament.
Ndërsa, 36-vjeçari dëshmoi në gjykatë se marrëdhënia me të ishte konsensuale. Gjatë seancës dëgjimore, sipas asaj që u deklarua, burri tregoi versionin e tij të ngjarjes, sipas të cilit marrëdhënia kishte ndodhur me pëlqimin e gruas, të cilën e kishte takuar në rrugë, dhe më pas ishte miqësuar.
Të dy, sipas rrëfimit të burrit, shkëmbyen numrat e telefonit dhe premtuan të takoheshin në banesën ku ai jetonte më parë.
Sipas dëshmisë së tij, takimi ishte ndërprerë, pasi gruaja u acarua dhe e kërcënoi se do ta kallëzonte. Në fund të seancës dëgjimore, gjyqtarja vendosi ta lirojë burrin, por e urdhëroi të mos i afrohet gruas.

