Bota
BE ndalon thonjtë me xhel: Ka përmbajtje kancerogjene

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të lejohet më të shitet apo të përdoret nga sallonet profesionale në të gjithë vendet e BE.
Ky përbërës ndihmonte që manikyri të thahej shpejt dhe të qëndronte gjatë, por është zbuluar se është i dëmshëm për shëndetin dhe është klasifikuar si substancë e rrezikshme.
Tani, të gjitha produktet që përmbajnë TPO duhet të hiqen nga tregu dhe nuk mund të përdoren më, edhe nëse ndodhen ende në sallonet e bukurisë.
Edhe pse TPO ka qenë një nga përbërësit më të preferuar për manikyrët gjysmë të përhershëm për shkak të rezultateve të shkëlqyera që jepte, rreziku që sjell për shëndetin është shumë i madh.
Prandaj është marrë ky vendim i prerë: nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim të produkteve që e përmbajnë atë.
Çfarë përfshin ndalimi i BE-së?
Vendimi i BE-së është i qartë: ndalim total i prodhimit, importit, shitjes dhe përdorimit të produkteve kozmetike ose të thonjve që përmbajnë trimetilbenzoil (TBO) dhe dimetilolilaminë
Afati i fundit: 1 shtator 2025
Produktet me këto substanca nuk mund të përdoren ose shiten në asnjë vend anëtar të BE-së.
Sallonet e thonjve duhet t’i heqin ato nga inventari.
Shitësit me pakicë duhet të ndalojnë së listuari ose tregtuari artikuj të tillë.
Shpërndarësit dhe prodhuesit duhet të ndalojnë dërgimin e tyre në BE.
Mosrespektimi mund të çojë në: Gjoba deri në 22,000 €.
Mbyllje të përkohshme ose të përhershme të biznesit.
Në raste të rënda, ndjekje penale dhe burgim.

