Connect with us

Rajon

Kinezët bërtasin emrin tim në rrugë/ Vuçiç në delir: Djalit do t’i mësoj gjuhën kineze

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin dhe pas bisedës ai deklaroi se takimi ishte “i përzemërt dhe i suksesshëm”.

Ai po ashtu u mburr se udhëheqësi kinez e zgjati takimin me 15 minuta shtesë dhe foli jashtë kornizës së protokollit, “gjë që e bën vetëm kur bëhet fjalë për miq”.

Vuçiç tha se i tregoi Xi-së për historinë e popullit serb dhe rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti serb shtoi se kanë diskutuar edhe mbi projektet aktuale të infrastrukturës, siç është hapja e hekurudhës Beograd-Suboticë brenda 15 ditësh, e cila, sipas tij, e kënaqi veçanërisht presidentin kinez. Ai theksoi gjithashtu admirimin e tij për inovacionet teknologjike kineze.

Vuçiç falënderoi Kinën për mbështetjen e saj në “momentet e krizës”, nga ndihma për Hekurudhën dhe respiratorët gjatë pandemisë deri te vetoja ndaj rezolutës për Srebrenicën.

Presidenti serb dha gjithashtu detaje personale, duke thënë se ishte “përgatitur gjithë natën” për bisedën e tij me Xi-në, si dhe një anekdotë për djalin e tij Vukan, të cilit dëshiron t’i mësojë gjuhën kineze.

Së fundmi, ai theksoi se të gjithë në Kinë e njohin. “Dilni në rrugë këtu, fjala e parë që dëgjoni është ‘Vuçiç’. Stafi i hotelit dëshiron të bëjë një foto me mua”, tha me krenari Vucic

 

Advertisement