Bota
Bombardime dhe sulme çdo orë/ Papa thirrje për Gazën: Armëpushim i menjëhershëm dhe lirim i pengjeve

Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 712-të. Papa thyen heshtjen duke thënë: “Jam pranë popullit të Gazës, kushtet janë të papranueshme”.
Brukseli pezullon mbështetjen dypalëshe për Izraelin, me shpresën se po dërgon “një sinjal i rëndësishëm për paqen”, thotë komisioneri i BE-së Suica, ndërsa von der Leyen shkruan në X: “Armëpushim i menjëhershëm dhe lirim i pengjeve, ne mbështesim dy shtetet”.
Netanyahu është përgjigjur ashpër.
“Kushdo që na dënon është hipokrit”, theksoi kryeministri izraelit.
Gjatë operacionit tokësor, ushtria shpërtheu disa automjete të blinduara me telekomandë, duke shkatërruar shumë ndërtesa.
Raportohet për sulme dhe bombardime të fuqishme çdo një orë.

