Connect with us

Rajon

Vuçiç dhe Macron bisedojnë për bashkëpunimin ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një vizite zyrtare në Francë, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Vuçiç nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka njoftuar se me Macron ka biseduar për çështje strategjike, për ekonominë, bujqësinë si dhe për rrugën evropiane të Serbisë.
“I lumtur dhe i kënaqur që pata mundësinë të bisedoj me njërin nga liderët më të rëndësishëm botërorë, dhe të flas për pozicionin e Serbisë lidhur me çështje të ndryshme. Diskutuam edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik, për gjeopolitikën dhe për gjithçka që po ndodh në botë dhe në Evropë”, ka shkruar Vuçiç.
Ai ka shprehur bindjen se Franca do të jetë një ndër aleatët “më të mirë dhe më të sinqertë” në të ardhmen.
“Besoj se në vitin e ardhshëm mund të arrijmë shumë. Jam angazhuar për Serbinë, për interesat e vendit tonë, kam treguar të gjitha problemet me të cilat përballemi dhe besoj se në Francë do të kemi një aleat të mirë dhe të sinqertë në të ardhmen”.

Advertisement