Politike
Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai
Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
Lexo edhe:
Ndarja e territorit nga regjimi/ Ja premtimi i bujshëm i Berishës për Mirditën në kufijtë e saj natyralë!
Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”. Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
Abilekaj:
Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.
Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.
Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.
Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.
Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.
Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.