Connect with us

Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz-i” përplas të moshuarën në vija të bardha

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, në Korçë, në zonën e stadiumit “Skënderbeu”.

Një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësore të moshuar në vija të bardha, teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.

Sipas informacioneve, e moshuara është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e saj shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement