Politike
PO NA SFIDOJNE ME MJEGULL ARTIFICIALE
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët.
Rama: Jemi në një udhëkryq mjegullash artificiale. Sot po sprovohet aftesia jone udheheqese dhe pjekuria jone politike. Nuk eshte e lehte te ngjitesh nga humnera e te ngjitesh ne normalitet. Ne kete e beme. Cdo hap i ri vjen me nje sfide te re me komplekse se ajo e meparshme. Busulla jone eshte e pagabueshme qe eshte BE-ja, teksa jemi edhe me afer antaresimit. Ky eshte fakt.
LAJMI NE PERDITESIM
Rama: Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë rashë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë, opinioni ë kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi jo thjeshtë në, shumica qeverisëse po vendose. Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, pas çeljes të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve ë lidhen sa me ecurinë dhe me fatin e reformës historike në drejtësi, aq dhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë ekonomike dhe shpërbërjes demokratike.
Për hir të vërtetës besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ekonomia vazhdon të ecë. Shqipëria vijon të shkëlqejë duke u vlerësuar respektuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Projektet në zhvillim, në këtë mandat janë më të domethënëse për nga impakti se më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë. Përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësia për të madha që ka pasur për tu ngjitur aty ku prej dekadash e shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut e Ismail Qemalit”, tha Rama.
Lajmi ne perditesim