Politike
Berisha akuzon Ramën: Dërgon kriminelë për të shpuar shishet e ujit të Ilir Metës
Në konferencën e sotme me gazetarët kreu i PD-së Sali Berisha i bëri një urim për ditëlindje presidentit të PL-së Ilir Meta që ndodhet në burg.
Berisha zbuloi se Rama dërgon kriminelë në qelinë e Metës për t’i shpuar shishet e uji që ta lënë pa ujë.
Berisha: Dërgoj një përshendetje të përzemërt burgosurve politikë në komisariate dhe uroj nga zemra ditëlindjen ish presidentit Meta që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut ndaj narko shtetit.
Dënoj aktet e intimidimit, duke dërguar kriminel duke shpuar shishet e ujit dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e Edi Ramës.
Dhe kur një nga eksponentët e njohur socialistë merret me këtë problem rezulton se operacionin e kryen Gys Agasi. Shikoni ku shkon Edi Rama. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit për ta lënë pa ujë. As Sigurimi i Shtetit nuk bënte këto.