Connect with us

Politike

RAMA PAKT ME DJALLIN, LUBIA HENGRI SPIROPALIN

Deputetja e PD-së Albana Vokshi thotë se maska e kryeministrit artist ka rënë tek ndërkombëtaret, të cilët kanë filluar të shohin realitetin me sy, kush është Edi Rama dhe paktin që ka bërë me djallin.

Në një intervistë ajo, zbuloi dhe detaje nga takimi që përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës patën sot në kryesinë e kuvendit.

A kanë ndjeshmëri? A ka ndryshuar balanca si e shohin Shqipërinë?

Mbajnë shënime. Sidomos dy raporteret që erdhën sot. Unë i kam takuar dhe dje. Arsyeja e misonionit të tyre është për të parë progresin dhe regresin e Shqipërisë. Në të gjitha fushat ne kemi dështuar”

Pse takimet u mbajtën  në kryesi?

:Preferenca ishte e tyre ti takonin në kryesinë e kuvendit në mënyrë që të takonin sa më shumë e të dëgjonin sa më shumë aktorë e faktorë.

Janë shumë faktorë që kanë ndikuar. Është rrëzuar propaganda që nuk e shohin më Ramën kryeministër artist modern por po shohin kush është Rama i vërtetë.

Berisha u ndal dhe tek Balluku, AKSHI.  Po bëjmë shumë hapa pas. Qoftë në monitorimin e këshillit të Europës, qoftë në integrimin  në BE. Nuk kemi asnjë hap në integrimin në BE. Dhe refuzimi i miratimit të IBAR – raportit të ndërmjetëm – na bën ne që të mos hapim asnjë kapitull, ndërsa Mali i Zi mbylli 14 kapituj”

Vokshi tha se opozita ka vënë në dispozicion prova dhe fakte si Rama ka bërë pakt me krimin dhe bandat e karteleve të drogës.

Ka filluar të studiohet nga ndërkombëtarët si funksionon patronazhimi. Është shumë e vështirë për tu shpjeguar si ndodh. Lista e Ballukut na ka rënë në dorë dhe është kriminale. Është më keq se sigurimi i shtetit në kohën e Enver Hoxhës. Është e frikshme si kanë hyrë në çdo familje. Më beso ata dinë çdo gjë për ne. Nëse kemi blerë makinë, nëse kemi sëmundje. Emrat e fqinjëve që duhet të shkojnë ti kontaktojnë. Atij që mund ti bëjnë nder. Më keq se sigurimi i shtetit. I perfeksionuar. Ato refuzojnë deri tani është pakti që kanë bërë Edi Rama me krimin e bandat e karteleve të drogës. Kur u themi që kemi fakte për 40 banda kriminale e kartele droge që kanë mbështetur 28 kandidatë për deputetë të PS-së e 25 prej tyre janë në kuvend që nuk janë përfaqësues të popullit por përfaqësues të bandave kriminale, për ta është jashtë çdo imagjinate. Ua kemi dhënë me foto, video, emra, dosje e harta. E tani dalëngadalë kanë nisur të kuptojnë kush është Edi Rama dhe paktin me djallin që mund të bëjë vetëm për të qëndruar në pushtet.

Vokshi zbulon dhe arsyen pse Marta Kos mbështet Ramën.

“Sa i takon Marta Kos, është për të ardhur keq që vijon të mbështesë pa kushte Ramën, për shkak të lidhjeve të përbashkëta që kanë me Sorosin apo lidhje të tjera të përbashkëta”

Vokshi u ndal dhe tek përplasjet në Partinë Socialiste pasi  ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali iu kundërpërgjigj sulmeve dhe kërcënimeve të kryeministrit duke e akuzuar Edi Ramën, për sjellje autoritare dhe për pengim të procesit të Integrimit. Vokshi flet dhe për rivalitetin mes Spiropalit dhe Ballukut.

“Kam përshtypjen që është zgjedhur qëllimisht të thotë në mënyrë të stërhodhuar atë që përjeton. Elisa është viktima e radhës. Të gjithë do kenë fatin e Elisa Spiropalit. Në mos sot nesër kushdo që do guxojë të bëjë një reagim apo akt kundërshtie, si Spiropali që mungoi në seancën për të votuar për mbrojtur Ballukun. Për shkak të rivalitetit mes të dyjave, konflikte të kahershme që Spiropali e Balluku kanë pasur se kush do të ishte më afër Ramës.

Balluku si lubi që e konsideron zoti Berisha, e hëngri Spiropalin” thotë Vokshi.

Advertisement