Politike
Agim Nesho: Arben Ahmetaj për tu vlerësuar, zbuloi fakte për korrupsionin e Ramës
Ish-ambasadori Agim Nesho, gjatë një interviste në Çim Peka Live, ngriti akuza për korrupsion dhe qeverisjen në vend.
Ai vlerësoi rolin e Arben Ahmetajt në publikimin e fakteve konkrete të korrupsionit, ndërsa deklaroi se në krye të kësaj skeme qëndron Edi Rama. Nesho theksoi se qytetarët përballen me mungesë perspektive dhe se vendi po shkon drejt një modeli shteti policor. Ai paralajmëroi se këto zhvillime rrezikojnë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Më tej, ai bëri thirrje për reagim më të fortë politik dhe institucional ndaj situatës.
Nesho:
Unë dua të them një gjë edhe duhet të bëjmë edhe njëherë reflektim. Duhet t’i t’i japim një meritë Arben Ahmetajt në vënien në dijeni edhe për ata njerëz të cilët deri tani po evidentojnë fakte konkrete të korrupsionit që janë të paimagjinueshme për një shtet të së drejtës dhe një demokraci funksionale. Ai dha skemën. Kryetari i grupit kriminal të organizuar është kryeministri i Shqipërisë.
Dhe unë vazhdoj atje ku e la mjeku im, Abilekaj, që, sot është ky skandal. Njerëzit janë pa punë, pa prespektivë, pa vizion. Ky e ka kthyer një tokë të djerrë që shet pjesë nga pronat e shqiptarëve vetëm për të mbajtur pushtetin e tij politik dhe për të blerë influencë. Nesër do të dali skandali që po bën ky për vëzhgimin, për t’ju marrë të drejtën qytetarëve të jenë qytetarë të lirë, sepse ky e ka kthyer në shtet policor.
Është një skandal tjetër. Njerëzit do të punojnë për këtë, do hapen vende pune. Pra, unë e shikoj këtë jo te njerëzit që në varfërinë e tyre, në pashpresën e tyre, vijnë dhe marrin, angazhohen në aktivitete kriminale. Në qoftë se ka një vullnet politik të atij që drejton vendin, nuk ndodh asnjë fenomen i tillë. Këta janë të përkushtuar për të vjedhur dhe vjedhin vendin e tyre.
Ç’e kanë këta bij shqiptarë, të deformuar nga mënyra se si vepron Rama, që të vjedhin qytetarin europian? Ju duket shumë larg. E kupton? Kur vetë kryeministri shqiptar vjedh popullin e tij. Dhe vjedh me fakte, sot të provuara. Kur një shqiptar, një djalë i ri thotë, pse mos të vjedh unë, kur ai gënjen që ka inceneratorin këtu dhe inceneratori nuk ekziston. Kjo është një idioci e madhe. Por këta janë të prirur për të mbajtur pushtetin vetëm në këtë formë kriminale. Prandaj, unë mendoj që kupola e gjithë kësaj gjëje është pikërisht Edi Rama.
Të tërë, në bazë të cilësive, karakterit, integritetit të tyre, vijnë në funksion ose për të përfituar, ose për të korruptuar bashkë me të. Dhe këta janë pasoja të, domethënë të një shoqërie të degjeneruar, domethënë për projektin e tij. Dhe duke e mbyllur këtu, dua të them një gjë. Kam qenë me mikun tim, ish-ministrin e Financave, me zotin Malaj, kur vetë Rama na thoshte që Amerikën e kanë bërë bandat, e ka bërë Al Kapone. Mendo kë kemi zgjedhur neve, një kryeministër, një mësues vizatimi që kështu e koncepton, që Amerikën e paska bërë jo shteti i së drejtës, por e ka bërë Al Kapone. Dhe ky po bën të njëjtin skenar këtu. Tani, çfarë është rreziku i madh? Mirë që ke ka bërë këtë skenar. Po ky skenar po na djeg atë të drejtë që kanë shqiptarët në këtë moment historik, që vjen një herë në 100 vjet, që t’i bashkohen Bashkimit Europian. Po çfarë standardesh do çojmë?
Ata deputetë të opozitës duhet të bëjnë grevë urie atje. Jo vetëm të thonë të drejtat e tyre, sepse nuk gënjejnë. Atë që e thonë këtu të kufizuar, që nuk ju lejohen komisione, për të folur, për të ngritur probleme, për të sensibilizuar opinionin publik. Jju kërkoni t’i mbyllni gojën për hir të një parulle të Edi Ramës që thotë që shajnë vendin e tyre. Po pse prona e Shqipërisë është kjo? Po shikoni vizitën që bëri në… Shiko, ne duhet të na vijë turp që kryeministri shqiptar, në vizitën dje në Greqi, ka përfaqësuar Republikën Edi Rama, jo Shqipërinë. Një sharllatan që të vinte për të vjellë.