Connect with us

Sport

Japonia e Suedia ‘biskotë’ për kualifikimin e dyfishtë, aziatikët gjejnë Brazilin në raundin tjetër

Në Teksas, Japonia dhe Suedia barazuan 1-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa e dyta nisi furishëm. Ishin aziatikët që kaluan të parët në epërsi me golin e Daizen Maedas, kjo pas një aksioni shumë të bukur me kombinime të rrjedhshme. Vetëm gjashtë minuta zgjati epërsia e Japonisë pasi Anthony Elanga shënoi një supergol nga kufijtë e zonës duke lënë të shtangur në portë Suzukin. Yuto Nagatomo hyri në histori si lojtari i parë aziatik që luan në pesë Kupa Bote (2010, 2014, 2018, 2022, 2026), pasi mori minuta gjatë këtij dueli.

RENDITJA – Pas ndeshjes së fundit në këtë grup, Grupi F mbyllet me kryesimin e Holandës me shtatë pikë, më pas vjen Japonia me pesë pikë, Suedia me katër pikë dhe në fund Tunizia me zero pikë.

Në raundin e 1/16-ave Holanda do të përballet me Marokun, ndërsa Japonia me Brazilin. Suedia pret ende të mësojë rivalin.

Përmbledhje:

Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Holanda, Japonia, Suedia.

Kombëtaret e eliminuara deri tani: Haiti, Turqia, Tunizia, Jordania, Panamaja, Katari, Çekia, Kuraçao.

Ndeshjet e fazës së 1/16-ave deri tani: Afrika e Jugut – Kanada, Brazil – Japoni, Holandë – Marok, SHBA – Bosnjë Hercegovinë.

Renditja në Grupin F:

Advertisement