✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci, kërkon të dalë nga ‘arresti në shtëpi’

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar sërish zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij, këtë herë përmes një rekursi të paraqitur në Gjykatën e Lartë.

Beqaj kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh. Në kërkesën drejtuar gjykatës, ish-ministri ka lënë gjithashtu të hapur mundësinë që trupa gjykuese të përcaktojë një shumë tjetër, nëse e vlerëson të arsyeshme.

Kjo është një tjetër përpjekje e Beqajt për të ndryshuar masën e sigurisë. Edhe në raste të mëparshme ai i është drejtuar gjykatës me kërkesa për zbutjen e saj, por ato janë rrëzuar.

Tashmë pritet vendimmarrja e Gjykatës së Lartë për kërkesën e re të ish-ministrit.

Advertisement