Aktualitet
“Këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”/ I riu denoncon dhunën nga policët në Komisariatin Nr. 1
Një i ri ka denoncuar publikisht pretendimet për dhunë fizike dhe kërcënime nga efektivë të Policisë së Shtetit, pas pjesëmarrjes në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një prononcim për mediat, ai rrëfen se pas shpërndarjes së protestuesve është shoqëruar nga policia së bashku me një mikun e tij dhe është dërguar në Komisariatin Nr. 1. Sipas dëshmisë së tij, fillimisht është mbajtur në paraburgim, ndërsa më vonë është thirrur në një zyrë nga persona që ai i identifikon si Roki Pepa dhe Ervin Hasrama.
I riu pretendon se në këtë ambient është goditur vazhdimisht dhe se ndaj tij janë përdorur edhe kërcënime personale. Sipas rrëfimit të tij, një prej efektivëve i është drejtuar me fjalët: “Mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”.
Ai tregon se gjatë shoqërimit është përballur edhe me fyerje për shkak të pjesëmarrjes në protestë, ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën se si është trajtuar nga personat që duhet të garantojnë rendin dhe sigurinë.
“Kur po shpërndaheshim, vjen një makinë. Isha me një shok dhe na shoqërojnë tek komisariati nr. 1. Në fillim më çojnë në paraburgim. Më pas vjen njëri dhe më thotë “të kërkon shefi sipër”. Ishte Roki Pepa, filloi direkt me fjalë banale bashkë me Ervin Hasramën që më kanë goditur pa pushim. Roki Pepa tha “mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. Tani nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund. Nuk e fal.
Thjesht hajde pa këtu sipër, pse proteston dhe shan. Më çuan sipër tek zyra dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Pas kësaj dhune, më nxjerrin një djalë në telefon. Kam pasur disa probleme me anën e shëndetësisë sepse kisha vëllain e vogël e kisha sëmurë dhe shteti nuk më është përgjigjur. Më tha do t’i rregullojmë ne. Ne presim që të dhunohemi dhe më pas të na ndihmojnë këta.”, deklaroi i riu.