✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Atentati ndaj 44 vjeçarit/ Kamerat kapin autorin me DY PISTOLETA

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimi për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Pamje nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet personi i dyshuar si autor i atentatit.

Në pamjet e publikuara, personi shfaqet i maskuar me një skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza. Në duar, sipas pamjeve, mban dy armë zjarri.

Kamerat e sigurisë janë pjesë e materialeve që po analizohen nga grupi hetimor për të rindërtuar lëvizjet e personit të dyshuar para dhe pas ngjarjes, si dhe dinamikën e atentatit.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa mbetet ende për t’u zbardhur motivi i vrasjes së 44-vjeçarit. Pamjet e sigurisë pritet të jenë një prej elementëve të rëndësishëm në vijimin e hetimit.

Advertisement