Politike
Rama kthehet sot nga SHBA, pritet të mbajë konferencë në Rinas
Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një njoftimi për mediat mbrëmjen e kaluar, u bë e ditur se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri.
Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja e tij nga aeroporti JFK në New York mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës pritet të bëhet publik gjatë paradites së sotme.
Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.