✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Incident pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët dhe arrestohen disa persona

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët e fshatit Uhelford.

Policia e Gloucestershire ka bërë të ditur se banorët janë dërguar në një qendër sportive, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me Aktin e Eksplozivëve. Në zonë ka mbërritur edhe një ekip i specializuar i ushtrisë britanike për çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese, i cili po kontrollon disa automjete.

Autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie rreth zonës, ndërsa policia ka deklaruar se situata besohet të jetë nën kontroll dhe se incidenti konsiderohet i izoluar.

RAF Fairford është një bazë ajrore britanike që përdoret gjithashtu nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Advertisement