✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama për arrestimin e Vlora Hysenit: Ishte një masë ekstreme…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, duke theksuar se qëndrimi ndaj pavarësisë së drejtësisë nuk nënkupton heshtje për zhvillimet që prekin institucionet e shtetit.

Rama tha se vendosi të mbajë konferencën për shkak të zhvillimeve të fundit dhe masës së arrestit ndaj ish-drejtueses së SHISH, të cilën e cilësoi si një masë ekstreme.

“Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim. Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar arrestin. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se respektimi i pavarësisë së drejtësisë nuk e përjashton diskutimin publik mbi çështje me rëndësi institucionale.

“Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje. Konkretisht në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale ka dhe një parim shtetëror që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur”, deklaroi ai.

Rama tha se një institucion i veçantë shtetëror është ekspozuar ndaj një rreziku që, sipas tij, duhej të ishte parandaluar.

“Një institucion i veçantë u ekspozua ndaj një potenciali të madh, që mund dhe duhej të ndalohej. Kur puna sjell që hetimi të zgjidhet deri te kreu, nuk është problemi i një shteti të pavarur, por i krejt shtetit. I ka lënë pa fjalë partnerët tanë”, tha kryeministri.

Advertisement