✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama: Premtova fundin e pandëshkueshmërisë, jo një qeverisje që askush të mos shkelë ligjin

Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i tij ka qenë rilindja e vendit, shtetbërja dhe fundi i pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm.

Rama theksoi se një kryeministër nuk mund të parashikojë çdo veprim të vartësve të tij, ndërsa mbrojti reformën në drejtësi dhe mbështetjen e saj pavarësisht problemeve që, sipas tij, mund të shfaqen.

“Premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen, jo një qeverisje që askush s’do shkelë kurrë në dërrasë të kalbur dhe një administratë navëngjëlore. E mbi të gjitha, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm.

Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend nuk është: Si ka mundësi që të mos e dijë kryeministri? Por: Si mund ta dijë që vartësi i tij po mendon ta shkelë ligjin?

Kryeministri s’e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi dhe as të përgjojë se çfarë bëjnë në rrogozë, dhe as të lexojë mendjen e dikujt kur kurdiset, kur fillon të mendojë stërprapthi.

Ndaj e kam kërkuar unë reformën në drejtësi dhe e mbështes me vullnet, pavarësisht lajthitjeve të saj, sado të dhimbshme dhe aq të kuptueshme.“, tha Rama.

Advertisement