Pinknews
Emri i saj u përfol si pjesë e videove intime të Adi Hilës/ Aurela Gaçe: Dinjiteti im s’mund të përdhoset
Aurela Gaçe ka reaguar pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i saj është përmendur në lidhje me disa video intime që janë shpërndarë ditët e fundit.
Përmes reagimit të saj, këngëtarja ka mohuar kategorikisht që të jetë pjesë e ndonjë prej videove që po qarkullojnë online. Gaçe ka bërë të ditur gjithashtu se, përballë këtyre aludimeve, do të ndjekë rrugën ligjore dhe do të ndërmarrë hapat përkatës për mbrojtjen e saj.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje!
Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.