Politike
Rama publikon videon dhe pyet: Studentë? JO! Pedagogë? JO, kush janë ata që duan rrëmujë?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke komentuar protestat dhe personat që marrin pjesë në to. Krahas videos, Rama ka shkruar: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!….”
Me këtë reagim, kryeministri ngre pikëpyetje mbi identitetin e protestuesve, ndërsa protesta kundër qeverisë vijon në një klimë të tensionuar politike dhe përplasjesh mes protestuesve dhe policisë.