Politike
Mesazh prekës nga Elisa Spiropali, lutje për të sëmurët dhe bluzat e bardha: Zoti qoftë me ju
Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë këtë të diel një mesazh solidariteti dhe lutjeje për personat që po përballen me sëmundje, familjarët e tyre dhe mjekët e infermierët që kujdesen për ta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka zgjedhur të përcjellë një mesazh shprese, në një ditë që lidhet me traditën e krishterë dhe lutjen.
Në fokus të mesazhit të saj janë të gjithë ata që po luftojnë me sëmundjet, ata që kanë humbur shpresën, si dhe personeli shëndetësor që përkushtohet çdo ditë për të shpëtuar jetë.
Postimin e saj, politikania e ka shoqëruar me një fotografi ku shfaqet së bashku me vajzën e saj.
“Lutjet e kësaj të diele për të sëmurët, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që duan; për mjekët dhe infermierët që kujdesen me përkushtim; për ata që janë lodhur, janë dorëzuar, për ata që luftojnë dhe për ata që duan jetën aq fort, sa çdo ditë bëhet një lutje më vete. Zoti qoftë me ju”, shkruan Spiropali.