Politike
SJELLJA E BERISHES IDIOTESKE, LUAN PER VENDIN E DYTE/ BUSHATI: NDJEN RREZIK NGA THIRRJET
Analisti Andi Bushati, e cilësoi “idioteske” sjelljen e Sali Berishës, i cili vazhdimisht sulmon protestën e “flamingove” dhe partitë e reja.
Bushati tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” është bërë nga 100 mijë vetë në shesh dhe jo nga disa persona të manipuluar siç pretendon Berisha.
Analisti shtoi se kreu i PD-së i druhet asgjësimit si opozitat në Serbi dhe Hungari, ndaj tashmë më shumë lufton për vendin e dytë sesa për rrëzimin e Edi Ramës.
“Berisha si politikan i vjetër, dhelpër apo ujk i politikës, ka ndjerë një gjë, zhdukjen e opozitave të Hungarisë dhe Serbisë. Në dy sisteme, kur populli u ngrit kundër autokratëve, në mënyrë paradoksale, u zhbënë opozitat. Bersha këtë e lexon. Ka shumë arsye pse zhduken më kollaj opozitat se partitë e autokratëve. Berisha po ruan rradhët e veta, prandaj po u thotë atyre që vijojnë ta besojnë këtu është kufiri, jo andej. Ai e di që shumë demokratë, u entuziasmuan nga ajo që ndodhi me flamingot, vërshuan atje dhe ai nuk do t’i ikë vatha e vetë. Prandaj është futur në këtë që duket paradoksale. Është paradoksale, idioteske, sepse e ka parë gjithë Shqiëpria, që atje nuk thërrisnin 20 veta të Qorit “Rama në burg, Berisha në burg”, por një turmë me 100 mijë veta. Nuk ishte thirrje, që përjashton vetëm Ramën, por edhe Berishën, pra ishte e gjithë filozofia që shprehej në sloganet e fushatës, kundër establishmentit të vjetër. Berisha do të ruajë rradhët. Pse e bën në mënyrë idioteskte? Çfarë thotë Rama për protestën? Na e futën grekët dhe serbët. Berisha thotë i pagoi Sorosi, Rama.
Kush është mjerimi i kësaj gjëje? Kemi bërë shumë debate, madje shumë njerëz të sponsorizuar nga Rama, thoshin Berisha do të ruajë pushtetin edhe i dyti, nuk i intereson thjesht të heqë Ramën. Po filloj ta besoj, me sjelljen ndaj tyre, Berisha është frikësuar se mos humbet monopolin e të dytit. Vetëm frika dhe ankthi i humbjes së monopolitit të të dytit, bën që të ketë sjellje jo logjike.
Pse bërtasin “Rama në burg dhe Berisha në burg”? Edhe këtë Berisha duhet ta shohë te vetja. Ditën e parë që shpërtheu në Zvërnec, Berisha tha këto janë lëvizje sorosiste dhe ne mbrojmë investimin. Berisha bëri ditën e dytë thirrje, do të shkojmë te protesta që mbron gjininë binare, mashkull dhe femër, jo te e sorosistëve. Pastaj Berisha u tërhoq, por në fillim, iu kundërvu protestës”, deklaroi Bushati.