✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Zogaj: Berishës i pëlqen që ka forca të tjera që kërkojnë largimin e Ramës, por ka edhe frikën e partisë së tij

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar reagimet e Berishës ndaj protestës popullore dhe partive të reja, u shpreh se atij i pëlqen që ka forca të tjera që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, por ka edhe frikë për fatin e partisë që drejton.

“Këto ka qenë ndër protestat më masive dhe të mëdha. Berisha është befasuar, pasi vetë ai me PD, nuk ka arritur të krijojë këtë masivitet. I është dashur të mbajë një qëndrim. Edhe e ka mbështetur, pasi ata kanë kërkesa që i ka edhe PD, kërkojnë dorëheqjen e Ramës që e kërkon edhe PD.

Pra nëse nisemi nga kërkesat nuk ka arsye që këto parti të jenë në luftë me njëra-tjetrën, pasi janë kërkesa përbashkuese. E gjithë opozita, pavarësisht ngjyrave dhe pozicioneve, kanë vetëm një rrugë për të larguar Ramën, duke imponuar dorëheqjen e tij, duke imponuar një ligj të ri zgjedhor.

Edhe i pëlqen kjo që ka forca të tjera që kërkojnë të njëjtën gjë, por ka edhe frikën e partisë së tij, duke parë disa shembuj ne Hungari dhe Serbi, i shkon mendja se PD zvogëlohet nga hyrja në skenë e partive të re. Ndoshta edhe zvogëlohet.

Shqipëria ka një opozitë më të fortë se në Hungari dhe në Serbi. PD ka mbulim në territor, ka histori të vetën, ka qeverisur. Nën drejtimin e Berishës, ajo parti nuk ka mundësi. Berisha garanton qëndrueshmëri dhe zvogëlim. Kjo është situata e tij”- tha Zogaj.

Advertisement