Politike
Rama kërkoi përjashtim/ Braçe dhe Majko pozicionohen krah Spiropalit: Nuk duhen…
Deputetët socialistë Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar marrjen e masave ekstreme ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, dy deputetët nuk kanë bërë shpjegim vote, por kanë theksuar se “thelbi është se nuk duhen masa ekstreme”. Megjithatë, ata i kanë dhënë të drejtë shqetësimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimet e Spiropalit.
Pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga Partia Socialiste, propozimi nuk u hodh në votim gjatë Asamblesë.
Pas përfundimit të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi se Spiropali vijon të jetë anëtare e partisë.