✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Spiropali e patrembur ndaj Ramës: S’kam turpëruar PS! Mes nesh kanë abuzuar me pushtetin

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga partia, Spiropali mësohet se ka reaguar me tone të forta përpara socialistëve, duke kundërshtuar akuzat dhe duke deklaruar se me veprimet e saj nuk e ka turpëruar Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj, ish-kryetarja e Kuvendit ka lënë të kuptohet se brenda PS-së ka persona që kanë abuzuar me pushtetin, duke theksuar se kritikat e saj nuk duhen konsideruar si sulm ndaj partisë.

“Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.

Përplasja vjen pas deklaratës së Ramës, i cili i kishte kujtuar Spiropalit marrëdhënien e tyre politike me fjalët: “Nuk mund t’i gjuash shtëpisë tënde me gurë”.

Megjithatë, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nuk u hodh në votim në Asamble. Ajo vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste, ndërsa diskutimet e mbledhjes kanë nxjerrë në pah mospajtimet mes saj dhe kryesocialistit.

Advertisement