✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Bllokohet Zogu i Zi, protestuesit heqin kangjellat dhe djegin koshat e mbeturinave

Protesta e thirrur nga studentët ka nisur me bllokimin e Rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, dhe më pas është zhvendosur përmes një marshimi drejt zonës së Zogut të Zi.

Mbërritja e protestuesve në këtë kryqëzim ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve. Gjatë tubimit, disa prej tyre kanë tentuar të heqin kangjellat e trotuareve, ndërsa u është vënë flaka disa koshave të mbeturinave.

Në terren janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat përmes megafonëve u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve. Sipas të dhënave, për garantimin e rendit dhe sigurisë janë angazhuar rreth 700 efektivë policie.

Gjatë protestës, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar tubimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.

Advertisement