✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Rikthim në Top Channel? Zbulohet emisioni i ri që Bora Zemani do marrë në drejtim

Moderatorja Bora Zemani pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar, pas largimit të raportuar disa muaj më parë nga ky televizion.

Sipas raportimeve në mediat rozë, ajo do t’i bashkohet sërish emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, ku do të jetë përkrah Elvis Naçit. Ky është një projekt në të cilin moderatorja ka qenë e angazhuar edhe më herët.

Emri i Bora Zemanit ishte përfolur së fundmi edhe për drejtimin e formatit “Ferma VIP”, por duket se planet e saj televizive kanë marrë një tjetër drejtim. Po ashtu, ajo ishte diskutuar si një nga emrat e mundshëm për moderimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, por raportimet e fundit bëjnë të ditur se nuk do të jetë pjesë e këtij spektakli.

Ndërkohë, janari pritet të sjellë edhe një tjetër rikthim në Top Channel. Luana Vjollca është konfirmuar për t’u rikthyer në këtë ekran pas pesë vitesh mungesë.

Advertisement